Aktualitet

Video/ Momenti kur ministri grek falenderon kryeministrin në greqisht dhe Rama ia kthen edhe në turqisht

Video/ Momenti kur ministri grek falenderon kryeministrin në greqisht dhe

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka falenderuar në greqisht në fund të konferencës për shtyp, kryeministri Rama ia ka ktheu në greqisht, por ajo që shkaktoi një të qeshur tek ministri grek, ishte termi turqisht ‘Ejvallah’ - faleminderit ( i përdor dendur edhe në Shqipëri si shumë fjalë të tjera që kanë mbetur nga turqishtja nga e shkuara otomane).

Nëse kujtojmë situatën e muajve të fundit të tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë, e kuptojmë më mirë edhe batutën edhe buzëqeshjen e ministrit grek.

Pershëndetja në turqisht e Ramës, ishte edhe si një përgjigje ndaj ministrit grek për Turqinë, se po ecën në drejtim të kundërt me BE-në, dhe më tej i bëri thirrje unionit që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e materialeve ushtarake, të cilat sipas tij po destabilizojnë rajonin.