Dendias në takimin me Ramën: Të ndalohet eksporti i armëve kundrejt Turqisë, po shkel kriteret e BE
Gajtë konferencës së tij me kryeministrin Edi Rama, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, nuk ka nguruar të flasë edhe për Turqinë. Siç u shpreh ai, ndryshe nga Shqipëria, Turqia po ecën në drejtim të kundër të BE-së. Dendias tha se i ka kërkuar këtij Unioni që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e materialeve ushtarake sepse sipas tij, po destabilizojnë rajonin.
“Një tjetër vend i rajonit tonë nuk po lëviz në këtë drejtim dhe i referohem këtu Turqisë. Turqia po shkel kriteret themeltare të BE, nga an politike dhe ekonomike, i kemi dërguar Varlehey duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave. Kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor, si një ide e qartë për sjellje e Turqisë. Veprimet e fundit janë shqetësuese në Mesdheun Lindor dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë. Ajo që duhet të ndërtojmë të gjithë sëbashku është të kemi një të ardhme paqësore”, tha Dendias.