Çështja e detit, Rama: Vendosëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare. Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive
Nga konferenca e përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, kryeministri Edi Rama deklaroi se është vendosur që për çështjen e detit, palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.
Po ashtu, kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të mbahet edhe një mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Greqi.
“E kam të qartë që të gjithë sot i kanë veshët hapur për pushtimin që Greqia do t`i bëjë Shqipërisë përmes detit, nuk do të ketë pushtim. Mund të them se kemi rënë dakort që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të së drejtës së detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë çështje të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre të shpifur antigreke. Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje do të jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Ne do të fokusohemi tek njerëzit për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe qytetarët me kombësi greke që jetojnë në Shqipëri. Çështjet e patriotizmit nuk janë çështje të qeverive tona. Ne kemi rënë dakort që të kalojmë këtë çështje në të drejtën ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës për zgjidhjen e çdo konvergjence”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu u shpreh se ka besim se do të përfundojë në mënyrë pozitive dhe heqja e ligjit të luftës.
"Së shpejti kam besim që do të përfundojë në mënyrë pozitive edhe heqjen e ligjit të luftës", shtoi Rama.
Fjala e kryeministrit Edi Rama:
Ministri ka qenë me ne dhe pranë nesh edhe në një moment jashtëzakonisht dramatik kur tërmeti i 26 Nëntorit goditi mijëra familje dhe në pak sekonda na vuri përballë një situate të vështirë. Kontibuti i drejtpërdrejtë jo vetëm me praninë simbolike këtu por edhe me trupat e kërkim shpëtimit na mundësoi daljen nga ajo situatë duke kursyer jo pak jetë njerëzish. Nuk do ta harroj momentin e nxjerrjes nga rrënojat e një djali të ri nga trupat greke në kushtet e rrezikshme për jetën e tyre. Ata djem me uniformën e një vendi tjetër sakrifikuan jo pak. Me atë kujtim të fortë dhe të paharrueshëm sot e mikpresim këtu mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin të bëjmë më të mirën për brezat e ardhshëm. Me këtë frymë në kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me Republikën e Greqisë. Përveç ministrit që ka qenë këtu, Mitsotakis ka qenë ndër të parët që është interesuar për ecurinë e gjërave pas tërmetit të 26 nëntorit dhe përballimin e Covid. Për ne Greqia ka qenë partner strategjik dhe mbetet e tillë. E konsiderojmë Greqinë një fqinje të çmuar dhe partneriteti ynë është partneritet për të ardhmen duke mos harruar asgjë nga e shkuara. Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morën pjesë por edhe u përfshinë në dhënien e kontributeve dhe sot kemi konfirmuar atë që kemi dakortësuar më parë që jemi dakort të punojmë bashkarisht për të zgjidhur me vullnet të mirë të gjitha çështjet që duhen zgjedhur mes dy vendeve tona. Nuk është çështje vetëm e Greqisë minoriteti grek në Shqipëri, është çështje edhe e jona. Nga ana tjetër vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe ne besojmë se siç është në interesin tonë që ato të jenë në kushte të barabarta me fqinjët e tyre ashtu është edhe në interesin e Greqisë dhe ne nuk kemi pasur asnjë moment të dyanshëm për qytëtarët e shqipërisë me prejardhje greke. Kemi diskutuar për të çuar më tej axhendën në këtë drejtim. Dua të sjell në vëmendje sepse në pamje të parë ndoshta nuk është gjë e madhe, falë vullnetit të mirë të Mitsotakis dhe shumicës së re u bë njohja në parlament e lejeve të drejtimit, u bë pranimi i vulës apostile për të lehtësuar proceset dhe dakortësia që lidhen me njohjen e dokumenteve. Diskutimi për pensionet është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe me Italinë nuk është diskutim i lehtë sepse bëhet fjalë për një zgjedhje që kërkon impenjim serioz de për këtë arsye diskutimi vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë. E falënderoj ministrin për faktin që pavarësisht momenteve kur kemi pasur edhe tension, e vërteta është që Greqia nuk ka qenë asnjëherë pengesë për integrimin tonë në BE. Kemi dakortësi në lidhje me ministrin dhe kryeministrin.
E kam të qartë që të gjithë sot i kanë veshët hapur për pushtimin që Greqia do ti bëj Shqipërisë përmes detit, nuk do të ket pushtim. Mund të them se kemi rënë dakort që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të së drejtës së detit. Më vjen keq për patriotët e detit por duhet të gjejnë çështje të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre të shpifur antigreke. Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje do të jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Ne do të fokusohemi tek njerëzit për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe qytetarët me kombësi greke që jetojnë në Shqipëri.
Çështjet e patriotizmit nuk janë çështje të qeverive tona. Së shpejti kam besim që do të përfundojë në mënyrë pozitive edhe heqjen e ligjit të luftës. Ne kemi rënë dakord që të kalojmë këtë çështje në të drejtën ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës për zgjidhjen e çdo konvergjence. Marrëveshja e 96-ës ka nevojë për një marrëveshje të re për të bërë një mbledhje mes dy qeverive mes dy vendeve mike.