Ministri grek Dendias: Do të zgjidhim çështjen e ligjit të luftës, i lumtur ta them këtë nga Tirana
Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias foli gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama edhe për heqjen e ligjit të luftës.
Nikos Dendias u shpreh se çështjen e ligjit të luftës do ta zgjidhim së bashku. Ndërkohë që shtoi se ishte i lumtur ta jepte këtë lajm nga Tirana.
“Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”, tha Dendias.
Fjala e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias:
Ju falënderoj për mikpritjen. Është kënaqësi për mua të rikthehem në Shqipëri pas një viti. Herën e parë kam ardhur pas tërmetit që kishte ndodhur në Durrës për të parë se si mund të qëndronim pranë jush. Është një përpjekje miqsh dhe unë ju falënderoj. Vizita ime tani ndodh në kushte shumë më të mira dhe do doja t’iu përgëzoja për kryesinë e BE ku Shqipëria tregoi një presidentë esenciale.
Na bashkojnë shumë gjëra dhe prezenca ime synon në nënvizimin e një axhende diplomatike dhe ne kemi vullnet për ti zgjidhur gjërat në besim dhe respekt reciprok gjërat e mbetura pezull. Një urë gjithashtu janë edhe shqiptarët që jetojnë në Greqi apo ato grekë që jetojnë në Shqipëri. Sikundër jeni në dijeni ne do të përballojmë sfida me frymën e vendeve evropiane në dobi të vendeve tona.
Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm. Jam i sigurt që edhe çështjen e ligjit të luftës do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis. Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhëniet tona dhe për ne mbetet që të shkojmë më përpara.
Diskutuam gjithashtu edhe për minoritetin, nuk duhet të humbasim kohë dhe mendoj se kemi arritur shumë gjëra dhe duhet të shkojmë përpara. Besoj që të gjitha këto gjëra që janë bërë japin mundësi të kalojnë në axhendën tonë pozitive. Një tjetër vend i rajonit tonë nuk po lëviz në këtë drejtim dhe i referohem këtu Turqisë. Ajo vazhdon të shkelë kriteret themeltare. Turqia po shkel unionin doganor. Kam vendosur këtë çështje që të ekzaminojë komisioni doganor. Veprimet e fundit janë shqetësuese. Ajo që duhet të ndërtojmë të gjithë sëbashku është të kemi një të ardhme paqësore.