Aktualitet

Nis shembja e Prestige Resort në Golem

Nis shembja e Prestige Resort në Golem

Ditën e sotme një fandromë e IKMT ka nisur shembjen e godinës së Prestige Resort që ndodhet në Golem.

IKMT, OSHEE dhe forca të shumta policie që prej mëgjesit ndodhen në zonë, ku është vendosur shiriti.

Nga pamjet që po transmetohen në mediat televizive shihet se fillimisht shembja ka nisur nga restoranti.

Kujtojmë se në shtator IKMT shembi pishinat e këtij resorti që siç thuhej, ishin ndërtuar pa leje.

Balkanweb pretendon se ky është një sulm politik nga qeveria dhe se resorti është me leje.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia, as nga qeveria