Nis mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Detaji i veçantë tek maskat

Ka nisur mbledhja qeveritare mes dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ka mbërritur delegacioni nga Kosova në Elbasan ku po zhvillohet takimi.
Një detaj i veçantë gjendej tek maskat që mbajnë të dyja palët, stampuar dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Në videon teksa pret kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, Rama duket se i dorëzon atij edhe maskën me detajin e flamujve.
Gjatë fjalës së hapjes kryeministri Rama tha: “Do kishim dashur t`ju prisnim me diell po shpresojmë që gjithë këto pika shiu që kemi mbi kokë të jenë bereqet. Është gjithmonë kënaqësi të mblidhemi bashkë. Ky është takimi i shtatë i dy qeverive. Sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë”.
Disa nga pikat për të cilat do të nënshkruhen marrëveshje janë:
Lehtësimi i punësimit dhe ndërveprimi më i madh.
Heqja e lejeve të qëndrimit të përkohshmëm dhe lehtësim i procedurave për marrjen e kësaj leje, pavarësisht arsyes.
Hapja e pikës kufitare në Shishtavec të Kukësit.
Njohja e sigurimeve shoqërore, pavarësisht vendndodhjes në Kosovë apo Shqipëri.
Shumë shpejt njohje automatike e diplomave në dy vendet. Dhe do të diskutohet gjithashtu për hekurudhën Durrës-Prishtinë.