Aktualitet

Mbyllet gjyqi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme

Mbyllet gjyqi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur pritet vendimi

Gjykata e Posaçme ka mbyllur ditën e sotme gjyqin kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Trupi gjykues është tërhequr për të shqyrtuar provat dhe argumentat dhe sipas gazetares së "BalkanWeb", Klodiana Lala, pritet që një vendim të shpallet në orën 13:30 ditën e sotme.

Kujtojmë se SPAK, pasi Llalla ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, i ka kërkuar Gjykatës të dënojë ish-kryeprokurorin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga e drejta për të marrë funksione publike.

Tiranapost.al