Stil jete

Google pezullon të gjitha reklamat në Rusi

Google pezullon të gjitha reklamat në Rusi

Google ka pezulluar të gjitha reklamat në Rusi. Lajmin sapo e ka konfirmuar kompania për CNN.

“Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme, ne po ndalojmë shfaqjen e reklamave të Google në Rusi. Situata po evoluon shpejt dhe ne do të vazhdojmë të përditësojnë kur është e nevojshme”.

Ky vendim përfshin edhe shfaqjen e reklamave në YouTube.

Masa vjen pas një vendimi të ngjashëm nga Twitter, Instagram dhe Facebook javën e kaluar për të pezulluar reklamat.