SPORT

Sa kushtojnë medaljet që fitojnë sportistët në Lojërat Olimpike

Sa kushtojnë medaljet që fitojnë sportistët në

Për shkak të kostove kolosale ekonomike për krijimin e medaljeve 100% me metale të çmuara dhe shtimit të numrit të sporteve që pas lojërave Olimpike të Stokholmit në vitin 1912, medaljet nuk kanë qenë krejtësisht prej floriri, argjendi ose bronzi.

Në total 812 medalje floriri jepen përgjatë muajit të Lojërave Olimpike. Ato kanë në përbërjen e tyre 494 gram argjent dhe lahen në 6 gram flori që do të thotë se për të prodhuar një medalje të artë me çmimet e tregut aktual shpenzohen rreth 815 dollarë.

Ndërkohë, medalja e argjendit është krejtësisht e përbërë vetëm nga ky metal i çmuar duke e bërë që çmimi i prodhimi të saj të jetë 445 dollarë, gati gjysma e vlerës së medaljes të vendit të parë.

Medalja e bronzit që u jepet sportistëve të vendit të tretë, natyrisht është dhe më e lira për t’u prodhuar. Ajo përbëhet 95% prej bakri dhe 5% prej zinku ose alumini. Medalja e cila është 3 mm e gjërë dhe 60 mm në diametër kushton vetëm 4.70 dollarë për t’u prodhuar.

Natyrisht që vlera e këtyre medaleve në treg është shumë më e lartë për shkak të vlerës historike dhe simbolike që përfaqësojnë, por këto janë kostot që organizatorët e Tokyo 2020 kanë paguar për të prodhuar medaljet që synojnë mijëra sportistë që garojnë në disiplinat e ndryshme.

Tiranapost.al