Foto/ Christian Eriksen mund të kishte humbur jetën nga arresti kardiak po të mos ishte kapiteni Simon Kjaer

Fotot e kapitenit të skuadrës së futbollit të Danimarkës Simon Kjaer po xhirojnë rrjetin, është ai që reagoi i pari dhe shpejt pas një arresti kardiak që pësoi në fushë lojtari Christian Eriksen në ndeshjen mbrëmë kundër Finlandës për Euro2020.


Çfarë ndodhi?
Pak para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, Eriksen 29 vjeç ra papritmas në tokë. Lojtarët i shkruan pranë, ndërsa kapiteni reagoi shpejt duke mos e lënë të gëlltisë gjuhën dhe duke i bërë masazh kardiak, në mungesë të këtyre dy veprimeve mund të kishte çuar në humbjen e jetës së tij. Loja u ndalua, ndërsa Eriksen u dërgua për të marrë trajtime mjekësor.
Mjeku i ekipit Morten Boesen ka thënë për mediat pas ndeshjes se masazhi kardiak që mori dhe moslejimi i gjuhës për të shkuar poshtë i shpëtuan jetën. Kjaer ngushëllon edhe partneren e Eriksen e cila nuk mundi t'i qëndronte pranë pasi e morën mjekët. Ai shihet teksa e përqafon për ta qetësuar ndërsa ndeshja u shty me një orë e 45 minuta, pas lajmit se Eriksen ishte mirë.

Fatmirësisht gjendja e tij tashmë është e stabilizuar, por pati ndikim tek lojtarët e tjerë të cilët u tronditën nga ngjarja. Finlanda fitoi ndeshjen me një gol ndërsa Uefa deklaroi se nuk pati presion për të rivazhduar ndeshjen që edhe mund të ishte shtyrë nëse do palët do binin dakord.





*Tiranapost.al.