Will Smith dhe Jada Pinket. Historia e tyre e dashurisë përgjatë viteve
Jada Pinkett dhe Will Smith janë një prej çifteve më të famshme të Hollivudit, bashkë prej një kohe të gjatë dhe njihen për sinqeritetin e tyre për uljet e ngritjet në martesë. Fundja asnjë lidhje nuk është perfekte apo jo?!
Jada u takua për herë të parë me Will në xhirimet e ‘The Fresh Prince of Bel-Air’, ku bëri audicion për rolin e të dashurës së Will. Ajo nuk e fitoi rolin, por tërhoqi vëmendjen e Will. Megjithatë aktori në atë kohë ishte i martuar me dikë tjetër dhe nuk mori asnjë hap për t’iu afruar deri në vitin 1995 kur ai u divorcua dhe filluan të kishin takimet e para.
Ata u martuan në një ceremoni private në vitin 1997 dhe një ditë pas dasmës zbuluan se po prisnin fëmijën e tyre të parë, Jaden. Më pas në vitin 2000 sollën në jetë vajzën e tyre të dytë Willow.
Në vitin 2018 Jada ftoi në emisionin e saj Red Table Talk ish-bashkëshorten e partnerit të saj, Sheree Fletcher, me të cilën patën një bisedë shumë të ngrohtë rreth mëmësisë. Dukej që të dyja gëzonin një respekt dhe përzemërsi të madhe për njëra-tjetrën.
Edhe pse me kalimin e kohës u njohën si çifti model sa i përket martesave në botën e Hollivudit ata përjetuan drama në jetën e tyre private, jashtë syrit të publikut, aq sa u ndanë për njëfarë kohe.
“Mbarova punë me ty. Unë mbarova me ty,” tha Will duke qeshur gjatë një episodi të ‘Red Table Talk’ duke zbuluar se ata ishin ndarë në vitin 2015. “Megjithatë, martesat e kanë këtë. Ne vendosëm që do të ndaheshim për një periudhë kohore. Të dy u përpoqëm të zbulojmë e të kuptojmë se si të bëjmë veten e më pas njëri-tjetrin të lumtur. Me të vërtetë u ndjeva sikur mund të kishte përfunduar gjithçka mes nesh.”
Dyshja pushuan së foluri në atë kohë dhe Jada pati një histori të shkurtër me këngëtarin August Alsina. Nuk zgjati shumë dhe ajo iu kthye lidhjes me Smith.
Pavarësisht rrugës së tyre të vështirë, dyshja ka insistuar disa herë nëpër intervista të ndryshme se nuk e konsideronin divorcin si opsion.
“Ngaqë isha divorcuar njëherë më parë, nuk doja të divorcohesha më. Divorci nuk ishte një opsion,” theksoi ai në Red Table Talk në tetor 2018. “Isha i shkatërruar më keq seç do të isha ndjerë nga një divorc. Ne u ndamë duke qenë të martuar dhe u kthyem sërish bashkë. Na u desh të rindërtonim rregulla të reja dhe t’i bënim gjërat krejtësisht ndryshe.”
Në një tjetër intervistë të vitit 2020 rreth martesës së tyre, ata përsëritën qëndrimin për marrëdhënien e pathyeshme. “Ne ecim së bashku. Ne vdesim së bashku. ‘Martesë e keqe për gjithë jetën’”, thanë ata, duke iu referuar një citimi nga seria e filmave ‘Bad Boys’ të Will.