Video/ Bëri shaka me modelin e flokëve të gruas, Will Smith godet në Oscar prezantuesin
Si asnjëherë më parë, në mbrëmjen e Oscas, që u mbajt pas mesnatës, ndodhi një përplasje fizike.
Will Smith u ngjit në skene dhe goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock pas një shakaje që ky i fundit bëri për prerjen e flokëve të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith. Më pas iu drejtua nga vendi ta qepte gojën e mos të fliste.
Smith fitoi çmimin e aktorit më të mirë për portretizimin e Richard Williams, babait të vendosur që rriti kampionët e tenisit Venus dhe Serena Williams, në "King Richard".
Por fitorja e tij e parë Oscar u errësua plotësisht nga sulmi.
Pas goditjes, Smith u lejua gjithsesi ta mbante fjalimin e tij të pranimit dhe, me lot në sy, ai mbajti një fjalim emocionues duke treguar se gruaja e tij i ka qethur flokët zero pasi vuan nga alopecia, një gjendje e rëndë e rënies së flokëve.
“Dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura”, pranoi ai, përpara se të pranonte se të jesh yll i Hollivudit do të thotë që duhet të jesh në gjendje të pranoshh që njerëzit të mos të të respektojnë.
"Thjesht duhet të buzëqeshësh dhe të pretendosh se është gjithçka në rregull," tha ai, por tha se e admironte Richard Williams, i cili "ishte një mbrojtës i ashpër i familjes së tij".
“Unë e kam mision në jetën time të dua dhe të mbroj njerëzit e mi”, shtoi ai.
Smith kërkoi një falje të pjesshme me lot në sy për shpërthimin e tij emocional, por nuk i kërkoi falje Rock. “Dua t'i kërkoj falje Akademisë, dua t'u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar. Ky është një moment i bukur”, tha ai.
'Arti imiton jetën. Dukem si babai i çmendur”, tha Smith, referuar Richard, rolit që i dha çmimin.
Nga ana tjetër, Rock nuk kishte ngritur asnjë padi kundër Smith, por nëse ai vendos ta bëjë këtë, policia do të hetojë.
Nuk është ende e qartë nëse Akademia do ta penalizojë Smith për shpërthimin e tij.