Showbiz

Që miqtë të takojnë Jennifer Aniston duhet të kenë Pasaportë Vaksinimi

Që miqtë të takojnë Jennifer Aniston duhet të kenë

Jennifer Aniston ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur veten nga Covid. Pas bëri vaksinën ka shmangur çdo kontakt me miqtë dhe të afërmit që e kanë refuzuar. Aktorja ka treguar në një intervistë të fundit për InStyle, ku ishte në kopertinë, se nuk ka kohë për të humbur me njerëz që nuk dinë të shikojnë faktet.

“Ne të gjithë u bombarduam me lajme, me ankth, panik përgjatë pandemisë dhe shpresonim të zgjoheshim një ditë nga gjumi e të dëgjonim diçka shpresëdhënëse. Ajo që morëm, ishte akoma më shumë çmenduri. Ka akoma një grup të madh njerëzish që janë kundër vaksinës ose thjesht nuk dua të dëgjojnë faktet. Është turp i madh. Kam humbur disa njerëz që i takoja thuajse çdo javë, vetëm sepse nuk kanë bërë vaksinën”, tha Aniston që nuk do t`i takojë derisa të vaksinohen.