Alketa Vejsiu ndoqi këtë protokoll ilaçesh kur u infektua me Covid

Një nga personazhet e njohur që tregoi se u prek nga koronavirusi ishte edhe moderatorja Alketa Vejsiu,e cila përmes një postimi në Instagram me 20 tetor tha se kishte qëndruar 14 ditë në izolim në shtëpi.
Ndërsa sot Alketa u përgjigjet pyetjeve që i kanë bërë ndjekësit kuriozë për simptomat dhe protokollin e ilaçeve që ka përdorur për shërimin. Megjithatë moderatorja tregohet e kujdesshme kur thekson se mjekimi i saj ishte specifik për shkallën e infeksionit dhe nuk duhet marrë si referencë absolute tek të tjerë të infektuar.
Kura e Alketës:
Avalox, 400 mgr, 1 tab në mëngjes
Wincef, 400 mgr, 1 tab mbasdite
Aspirinë protect 100 mgr, 1 tab në ditë
Vitaminë C plus, D plus, Zink, 2 tab në ditë.
Doktorët që e kanë ndjekur:
Pëllumb Pipero dhe Pëllumb Hasko.

