Paralajmërimi i Inteligjencës amerikane: Rusia ka gati qeverinë kukull. Do ta shtypë Kievin
E Premte 4 Mars 2022, 18:30
TiranaPost

Rusia ka përgatitur një qeveri kukull për ta instaluar në Kiev nëse forcat e saj marrin kotrollin e kryeqytetit ukrainas, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane për ABC News pa u identifikuar.
Inteligjenca amerikane beson se trupat ruse përfundimisht do të shtypin Kievin, mes provave në rritje të bombardimeve pa dallim dhe goditjeve kundër objektivave civile në të gjithë Ukrainën, sipas zyrtarit.

Njerëzit heqin sendet personale nga një shtëpi e djegur pasi u granatuan në qytetin e Irpin, jashtë Kievit. Fotografia: Aris Messinis/AFP/Getty Images
Zyrtari shprehu shqetësimin se Ukrainës i mungon fuqia ajrore dhe kjo po lejon Rusinë të grumbullojë forcat e saj rrugës për në Kiev.
Tiranapost.al