Komisioni Europian pezullon programet shkencore me Rusinë
E Premte 4 Mars 2022, 15:22
TiranaPost
Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me Rusinë për shkencën dhe inovacionin, pas pushtimit rus të Ukrainës, thuhet në një deklaratë.
“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t'i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale.
Vlerësimi i situatës për sa i përket Bjellorusisë është është duke u zhvilluar, shtoi komisioni.