Microsoft ndalon shitjet dhe shërbimet në Rusi
E Premte 4 Mars 2022, 15:48
TiranaPost

Microsoft ka deklaruar sot se do të pezullojë të gjitha shitjet e produkteve dhe shërbimet në Rusi.
Në një postim në internet, Presidenti i Microsoft Brad Smith shkroi se kompania gjithashtu po ndalon shumë aspekte të biznesit në Rusi në përputhje me vendimet e sanksioneve qeveritare.
Kompania shtoi se ajo gjithashtu vazhdon të ofrojë ndihmë për sigurinë kibernetike për Ukrainën dhe "së fundmi" ndihmoi në mbrojtjen e vendit ndaj një sulmi kibernetik që synonte një "transmetues të madh ukrainas".
Tiranapost.al