Lajme nga Bota

Vendimi i qeverisë ruse që po largon edhe gazetarët e BBC nga Rusia! Ja ligji që pengon raportimet dhe komentet për ushtrinë ruse

Vendimi i qeverisë ruse që po largon edhe gazetarët e BBC nga

Parlamenti rus ka miratur një ligj që e bën përhapjen e lajmeve që qeveria i konsideron ‘’të rreme’’ -të lidhura me pushtimin rus në Ukrainë dhe ushtrisë ruse- një vepër të dënueshme me gjoba ose burg deri në 15 vjet. Ky veprim i qeverisë ruse ka bërë që BBC të pezullojë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve dhe stafit të saj në Rusi.

Drejtori i Përgjithshëm i BBC Tim Davie tha:

Ky legjislacion duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur. Nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të BBC Neës dhe stafit të tyre mbështetës brenda Federatës Ruse, ndërkohë që ne vlerësojmë implikimet e plota të këtij zhvillimi të padëshiruar.

Shërbimi ynë i BBC Neës në Rusisht do të vazhdojë të funksionojë nga jashtë Rusisë.

Siguria e stafit është parësore dhe ne nuk jemi të përgatitur t'i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të ndjekjes penale thjesht për kryerjen e detyrave të tyre. Do të doja t'u bëja homazhe të gjithëve, për guximin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e tyre.

Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar informacion të saktë dhe të pavarur për audiencën në mbarë botën, duke përfshirë miliona rusë që përdorin shërbimet tona të lajmeve. Gazetarët tanë në Ukrainë dhe në mbarë botën do të vazhdojnë të raportojnë për pushtimin e Ukrainës.