Lajme nga Bota

Vaksina e Covid do jetë e detyrueshme për çdo ushtar amerikan

Vaksina e Covid do jetë e detyrueshme për çdo ushtar amerikan

Pentagoni ka kërkuar që deri më 15 shtator çdo ushtar amerikan të jetë vaksinuar ndaj Covid-19.

“Do kërkoj miratimin e presidentit për t’i bërë vaksinat të detyrueshme jo më vonë se mesi i shtatorit”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

“Për të mbrojtur këtë vend, ne kemi nevojë për një forcë të shëndetshme dhe në gatishmëri”, shtoi ai.

Ndërkaq kanë nisur përgatitjet për të llogaritur se sa doza janë të nevojshme dhe detajet e tjera të gjithë procesit.

Delta ka shtuar frikën në cdo shtet dhe vala e katërt pritet të vijë me vjeshtën.