Ukraina bën thirrje për armëpushim që të kryhen riparime në termocentralin bërthamor të Çernobilit
Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka bërë thirrje për një armëpushim që të lejohet kryerja e riparimeve për të rivendosur furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit.
Operatori shtetëror energjetik i Ukrainës më herët tha se forcat ruse kanë shkëputur termocentralin bërthamor nga rrjeti, raportoi Reuters.
Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, paralajmëroi se situata mund të çojë në çlirimin e substancave radioaktive nga uzina.
“Era mund të transferojë renë radioaktive në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës.” thuhet në një postim të bërë në Telegram.
Nëse situata vazhdon, i gjithë personeli atje do të marrë një dozë të rrezikshme rrezatimi thuhet në postim.
Puna për të riparuar lidhjen dhe për të rivendosur energjinë në termocentral, i cili është pushtuar nga trupat ruse, nuk ka qenë i mundur për shkak të luftimeve.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se gjeneratorët rezervë me naftë në termocentralin bërthamor të Çernobilit kanë një kapacitet 48-orësh.
“Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të depozitimit të karburantit bërthamor të harxhuar do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme.”