Lajme nga Bota

Shefja e Meta, Sheryl Sandberg: Sikur Rusia dhe Ukraina të drejtoheshin nga gra, nuk do të ishin në luftë

Shefja e Meta, Sheryl Sandberg: Sikur Rusia dhe Ukraina të drejtoheshin nga

Shefja Operative e Meta, Sheryl Sandberg ka sugjeruar se Rusia dhe Ukraina nuk do të ishin në luftë, nëse këto dy vende do të drejtoheshin nga gratë.

“Asnjë shtet i drejtuar nga gratë nuk do të shkonte kurrë në luftë”, tha Sandberg në Dubai, në një takim për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në fund të muajit shkurt. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se qëllimi i tij është 'çmilitarizimi i Ukrainës', si dhe njohja e Krimesë si ruse dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët në Donetsk dhe Luhansk, si shtete të pavarura.

Ukraina thotë se ka të drejtën e vetëvendosjes dhe se dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vendi ka luftuar në mënyrë të konsiderueshme kundër Rusisë.

Sandberg tha se, nëse të paktën gjysma e botës do të drejtohej nga gratë, ajo beson se bota do të ishte 'më e sigurt' dhe 'shumë më e begatë'.

Në ditët e para të pandemisë së koronavirusit, vendet e udhëhequra nga gratë si Zelanda e Re patën më pak pasoja se vendet e drejtuara nga burrat, sipas saj.

Sandberg përmendi edhe vendimin e Rusisë për të bllokuar Facebook-un.

“Mediat sociale janë të këqija për diktatorët”, tha Sandberg. “Kjo është arsyeja pse Putini na bllokoi”.

“Ky veprim vetëm do të përkeqësojë liritë e qytetarëve në Rusi për të pasur akses në internet. Kjo është pjesa më e frikshme, që njerëzit të mos kuptojnë realisht çfarë po ndodh”, shtoi ajo.