Lajme nga Bota

Rusia do të ndalojë eksportet e disa lëndëve të para

Rusia do të ndalojë eksportet e disa lëndëve të para

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që ndalon eksportin e disa mallrave dhe lëndëve të para. Qëllimet e dekretit janë "sigurimi që në Federatën Ruse të funksionojë në mënyrë të pandërprerë industria".

Kabineti rus tani duhet të vendosë për listën e mallrave dhe vendeve që i nënshtrohen ndalimit gjatë 48 orëve të ardhshme.

Ndalimi do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2022.

Vendimi vjen vetëm disa orë pasi SHBA njoftoi se do të ndalonte importet e naftës dhe gazit rus e Britania e Madhe tha se do të hiqte gradualisht varësinë nga nafta ruse.

Masat e reja mund të përkeqësojnë tregjet e mallrave. Përveç eksporteve masive të karburantit, Rusia është edhe furnizuesi kryesor global i drithërave dhe metaleve, duke përfshirë 40% të paladiumit (metal) në botë.