Lajme nga Bota

Nënkryetari i KE i drejtohet europianëve: Mund të ndihmoni në luftën kundër Putin duke reduktuar ngrohjen

Nënkryetari i KE i drejtohet europianëve: Mund të ndihmoni

Në Bruksel, Frans Timmermans, nënkryetari i parë i Komisionit Evropian, tha se europianët mund të ndihmojnë në luftën kundër Vladimir Putinit duke reduktuar ngrohjen në shtëpitë e tyre.

Rusia furnizon BE-në me 40% të gazit të saj dhe rreth një të katërtën e naftës së saj bruto. BE-ja dëshiron të zvogëlojë varësinë nga karburantet fosile ruse përpara vitit 2030 dhe të ulë kërkesën për gaz të kontrolluar nga Rusia me dy të tretat në fund të vitit, tha komisioni.

Timmermans tha:

“Është e vështirë. Është shumë e vështirë, por e mundur. Ne mund ta bëjmë dhe mund ta arrijmë shpejt.

Gjithçka që na nevojitet është guximi për të na çuar atje. Tani është koha e duhur për ta bërë. Zgjedhjet tuaja për sa energji konsumoni vendosin se sa të fortë jemi ne në reagimin tonë ndaj Rusisë.”