Lajme nga Bota

SHBA konfirmon ndalimin e importeve të naftës e gazit rus

SHBA konfirmon ndalimin e importeve të naftës e gazit rus

Presidenti Biden ka konfirmuar ndalimin e plotë të importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrit në SHBA-së.

Ai thotë se masa nënkupton një tjetër goditje të fuqishme nga populli amerikan ndaj udhëheqjes së Putinit.

“Ne nuk do të jemi pjesë e financimit të luftës së Putinit”, shton Biden.

Pavarësisht frikës për rritjen e çmimeve të gazit, masa ka një mbështetje të gjerë politike dypartiake në SHBA.

Lëvizja e SHBA është më e menjëhershme sesa e Europës, e cila është shumë më e varur nga nafta dhe gazi rus.