Patriarku rus justifikon luftën në Ukrainë duke thënë se kjo e fundit ka lejuar paradën gay!
Një predikim tronditës është mbajtur të dielën e Lutjes në Moskë. Patriarku i qytetit, Kirill, i njohur për qëndrimet e tij, pro-Putin foli me terma justifikues për luftën në Ukrainë.
Sipas patriarkut të Moskës, “ajo që po ndodh sot në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk ka vetëm rëndësi politike. Po flasim për diçka ndryshe dhe shumë më të rëndësishme se politika. Bëhet fjalë për shpëtimin e njeriut, ku do të përfundojë njerëzimi. Gjithçka që them nuk ka vetëm kuptim teorik dhe jo thjesht kuptim shpirtëror. Sot ka një luftë të vërtetë rreth kësaj teme”, ka theksuar ai.
“Megjithatë, ne do të jemi besnikë ndaj fjalës së Perëndisë, ne do të jemi besnikë ndaj ligjit të Tij. Ne nuk do t`i durojmë kurrë ata që mjegullojnë kufirin midis shenjtërisë dhe mëkatit dhe aq më tepër ata që promovojnë mëkatin si shembull ose si një nga modelet e njeriut. Nëse njerëzimi pranon se mëkati nuk është një shkelje e ligjit të Zotit - tha Patriarku Kirill -, nëse njerëzimi pajtohet se mëkati është një nga opsionet për sjelljen njerëzore, atëherë qytetërimi njerëzor atje, do të marrë fund. Dhe paradat e homoseksualëve janë të dizenjuara për të treguar se mëkati është një nga variacionet e sjelljes njerëzore”.