Histori Personale

Më parë kisha një jetë të mirë, shtëpi të bukur dhe fëmijët në shkolla të mira. Tani jam në një vend të huaj pa para dhe …

Më parë kisha një jetë të mirë, shtëpi

Jeta është një surprizë e madhe, për mirë dhe për keq! Rrëfimi për Bazzar i bashkëshortes së ministrit të Transporteve në Ukrainë do t’ju bëjë të mendoni gjatë se gjithçka që keni mund të zhduket brenda një nate.

Muajin e kaluar, stilistja e njohur ukrainase Svitlana Bevza prezantoi koleksionin e saj vjeshtë-dimër 2022 në Javën e Modës në Nju Jork. E njohur për stilin minimalist, marka e saj preferohet nga emra të famshëm si Emily Ratajkoëski dhe Gigi Hadid, ajo dizenjoi edhe fustanin e dasmës të Sophie Turner, aktores së "Game of Thrones".

Më parë kisha një jetë të mirë, shtëpi

Sot ajo është një refugjate, fle në një dhomë strehimi në Republikën Çeke, pasi këtë javë u detyrua t'i bashkohet nënave dhe fëmijëve patriotë që largohen prej sulmeve ruse.

Më parë kisha një jetë të mirë, shtëpi

"Kjo është çmenduri," thotë ajo. "Brenda një jave, jeta ime ka ndryshuar krejtësisht. Më parë, kisha një shtëpi të mirë, të bukur, fëmijët e mi kishin dado dhe shkonin në shkolla të mira. Tani jam vetëm, këtu në një vend të panjohur ku nuk kam asgjë, pa paratë, dhe më duhet të filloj nga e para. Burri im, Volodymyr, dikur ishte Ministër i Transportit në Ukrainë.

Më parë kisha një jetë të mirë, shtëpi

Ai qëndroi në Kiev. Tani, ai ngrihet në mëngjes, merr armën dhe shkon në punë si vullnetar për njësitë e mbrojtjes territoriale. Në ditën e parë të pushtimit, ne u zgjuam nga tingujt e shpërthimeve. Të tmerrshme. Morëm dokumentet dhe bëmë gati valixhet. Fëmijët e mi flinin poshtë shkallëve, pjesa më e sigurt e shtëpisë. Por ne nuk e kuptonim që Putin është krejtësisht i çmendur. Ai duket si Stalini – do vetëm që kultura ukrainase të shtypet. Egoja e tij i thotë se duhet të fshijë Ukrainën.

Më parë kisha një jetë të mirë, shtëpi

Por, kjo luftë po zhvillohet në shekullin 21, ne, ju, të gjithë do ta shikojnë, do ta jetojnë. Eca për tre ditë fëmijët e mi. Më në fund, kemi gjetur një lloj destinacioni. Është një vend i sigurt. Kaq më mjafton tani."

Më parë kisha një jetë të mirë, shtëpi

Bevza është mirënjohëse për homazhet e bëra nga industria e modës, siç është shfaqja që Balenciaga bëri të dielën, ku modelet sfiluan si refugjate, duke ecur nëpër një peizazh me dëborë dhe çdo të ftuari iu dha një bluzë me ngjyrat e flamurit ukrainas.

"Unë e pashë shfaqjen e Balenciaga. Demna (Gvasalia, stilistja e Balenciaga) është një refugjat nga Gjeorgjia. Unë e njoh vëllanë e tij. E di që të dy 'e kuptojnë'. Ai ishte ndër të parët nga komuniteti i modës që kuptoi Ukrainën.

Industria ka pasur gjithmonë, në një mënyrë estetike, një zë shumë të fortë për atë çfarë ndodh në botë. Njerëzit i kushtojnë vëmendje mënyrës se si mod ai tregon gjërat. Dhe Balenciaga nuk është shtëpia e vetme e modës që e thekson këtë krizë, LVMH gjithashtu ka bërë donacione."

Por çfarë do të ndodhë me shtëpinë e saj të modës?

"Lufta ka anuluar të gjitha planet e mia. Jam e shkatërruar, ende jam në shok. Po përpiqem vetëm të qetësohem. Jam e sigurt dhe me fëmijët e mi, por nuk mund të rri ulur dhe të pres. Duhet të kujdesem për familjen time, dhe faza tjetër, sfida ime e ardhshme është të gjej mënyra për të ristrukturuar biznesin tim.

Koleksioni im pranverë-verë 2022 është ende në magazina në Ukrainë. 95% e biznesit tim operohet jashtë vendit, Selfridges, Harvey Nichols dhe dyqanet amerikane po e presin me durim. Ata thonë se do të presin dhe po bëjnë shumë mirë. Do të përpiqemi të transferojmë veshjet tona në Poloni. Por çfarë të bëjmë për sezonin e ardhshëm? Ka ende shumë pyetje. Industria e modës është shumë mbështetëse për Ukrainën, por në fund të fundit është biznes, dhe blerësit nuk do të presin përgjithmonë. Nëse ka vonesa të gjata, përfundimisht ata do të duhet të zëvendësojnë markën tonë me një tjetër.

Si pjesë e koleksionit tim të fundit, bëra gjerdan dhe çanta në formën e varkave. Iu referova mjedisit dhe trajtova mbiprodhimin në industrinë e modës. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të citohej në një kontekst tjetër. Megjithatë ja ku jemi. Europa është në të njëjtën barkë me ne tani.

Gjithsesi unë jam e mahnitur nga solidariteti i popullit tim. Jemi shumë të motivuar. Zelensky ka pasur kritikët e tij, por tani çdo ukrainas dëgjon Presidentin tonë. Falë Zotit ai është këtu, tani.

Është e mrekullueshme që mundët të flisni me mua tani. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Vendi im ka nevojë për ndihmën dhe vëmendjen tuaj. Ukraina ka nevojë për ndihmë. Por ju duhet të dini se ne jemi të gjithë së bashku tani. Mos na harroni."