
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka deklaruat sot se forcat ukrainase kanë vrarë një gjeneral rus pranë qytetit të rrethuar të Kharkiv, komandanti i dytë i lartë rus që vdiq në pushtim.
Gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, zëvendëskomandanti i parë i ushtrisë së 41-të të Rusisë, u vra të hënën, tha në një deklaratë Shefi i Drejtorisë së Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Ende nuk është bërë konfirmimi për këtë deklaratë.
Një tjetër gjeneral rus, Andrei Sukhovetsky, gjithashtu një zëvendës komandant i ushtrisë së 41-të, u raportua i vrarë në fund të shkurtit.

Ukraina thotë se forcat e saj kanë vrarë më shumë se 11,000 trupa ruse. Ndërsa Rusia nga ana tjetër ka konfirmuar rreth 500 humbje.
Ndërsa për trupat e vrarë ukrainas nuk është bërë asnjë koment nga të dyja palët.
Tiranapost.al