Tech

Nissan do të ndalojë prodhimin në Rusi

Nissan do të ndalojë prodhimin në Rusi

Prodhuesi japonez i automjeteve Nissan po planifikon të ndalojë prodhimin në fabrikën e tij në Rusi për shkak të "sfidave logjistike".

Nissan Motor Co. nuk dha një datë specifike, por tha të martën se prodhimi do të ndalet "së shpejti". Fabrika e saj në Shën Petersburg prodhoi 45,000 automjete vitin e kaluar, duke përfshirë automjetin sportiv X-Trail.

Prodhuesi me bazë në Yokohama tha se siguria e punonjësve të saj është prioriteti i saj kryesor.

Nissan më herët ndaloi eksportet në Rusi.

Tiranapost.al