Nënat polake lënë në kufi karrocat e fëmijëve të tyre për ata ukrainas
E Martë 8 Mars 2022, 07:30
TiranaPost

Më shumë se 1.5 milionë banorë kanë lëvizur nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit rus.
Shumica e emigrantëve të luftës janë drejtuar drejt shtetit fqinj Poloni. Dhe siç dihet, pjesa më e madhe e tyre janë kryesisht nëna me fëmijë. Pasi burrat kanë mbetur pas për të luftuar.
Një foto e publikuar nga kufiri tregon sesi nënat polake, empatike ndaj atyre ukrainaseve e duke i ditur mirë nevojat e fëmijëve, kanë lënë karrocat e fëmijëve të tyre për t'u përdorur nga kushdo që ka nevojë.
Fotoja është shkrepur në Medyka.