Lajme nga Bota

Zelensky: Premtimet e thyera të Perëndimit

Zelensky: Premtimet e thyera të Perëndimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka denoncuar “premtimet” e pambajtura të Perëndimit për të mbrojtur Ukrainën nga bombardimet ruse.

"Kemi trembëdhjetë ditë që dëgjojmë premtime. Trembëdhjetë ditë na kanë thënë se do të na ndihmojnë në qiell, se do të ketë avionë ", tha ai në një video të postuar në Telegram.

"Por përgjegjësia për këtë qëndron gjithashtu tek ata që nuk kanë qenë në gjendje të marrin një vendim në Perëndim për 13 ditë. Mbi ata që nuk e kanë siguruar qiellin e Ukrainës nga vrasësit rusë. Njerëzimi, i cili duhet të mbizotërojë në kryeqytetet e botës, duhet të mbizotërojë mbi frikën," u lut ai.

Udhëheqësi ukrainas ka bërë thirrje vazhdimisht për krijimin e një zone ndalim- fluturimi mbi Ukrainë, por ky opsion është përjashtuar kategorikisht nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO. Të shtunën, Vladimir Putin paralajmëroi se ai do ta konsideronte një veprim të tillë si "pjesëmarrje në konfliktin e armatosur".

Tiranapost.al