Lajme nga Bota

Rusia thotë se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

Rusia thotë se do të ndërpresë furnizimin me gaz në
Zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak, thotë se Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror të Evropës në përgjigje të ndalimeve të importit të naftës me të cilat po përballet Moska.

“Në lidhje me akuzat e pabaza kundër Rusisë… dhe vendosjen e ndalimit të Nord Stream 2, ne kemi çdo të drejtë të marrim një vendim të njëjtë dhe të vendosim një embargo ndaj furnizimit me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream 1, i cili sot funksionon në nivel maksimal prej 100%,” tha Novak në një fjalim televiziv.

Rusia furnizon Europën me rreth 40% të gazit. Gjermania, një nga ekonomitë më të mëdha të bllokut, mbështetet te Rusi për pothuajse 50% të furnizimit me gaz natyror.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se SHBA dhe aleatët e saj po eksploronin në mënyrë aktive mënyra për të ndaluar importet e naftës ruse, gjë që do të dëmtonte edhe më shumë ekonominë e Rusisë, ndërkohë që ajo përballet edhe me sanksione ekonomike.

Perëndimi ka hezituar deri më tani të vendosë sanksione të rëndësishme ndaj sektorit energjetik të Rusisë për shkak të ndikimit të tij në ekonominë globale, por tani po i afrohet një mase të tillë.