Lajme nga Bota

Deri në vitin 2030 Europa do të bëhet e pavarur nga energjia ruse

Deri në vitin 2030 Europa do të bëhet e pavarur nga energjia ruse

Komisioni Evropian ka propozuar një plan për ta bërë Europën të pavarur nga lëndët djegëse fosile ruse para vitit 2030, duke filluar me gazin.

Njoftimi vjen pas kërcënimit të Rusisë se do të mbyllte tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë nëse Perëndimi vazhdon me ndalimin ndaj naftës ruse.

Ky plan i KE - një veprim i përbashkët evropian – vjen pas një sërë masash të marra në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë dhe për të ndihmuar në rimbushjen e rezervave të gazit për dimrin e ardhshëm.

Evropa është përballur me rritjen e çmimeve të energjisë prej disa muajsh, por tani pasiguria rreth furnizimit për shkak të pushtimit rus të Ukrainës po e përkeqëson situatën.

RePoëerEU so të synojë të diversifikojë furnizimet me gaz, të përshpejtojë nxjerrjen e gazeve të rinovueshme dhe të zëvendësojë gazin për ngrohje dhe prodhimin e energjisë.

Plani synon të reduktojë kërkesën e BE-së për gazin rus me dy të tretat përpara fundit të vitit.