CIA: Rreth 4,000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë
E Martë 8 Mars 2022, 18:10
TiranaPost
Drejtori i CIA-s ka pohuar se rreth 4000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurti.
William Burns tha se Ukrainën e pret një "javë e shëmtuar", pasi Rusia vazhdon pushtimin e saj brutal dhe të paprovokuar.
Besohet se Moska ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës, e cila është tani në ditën e 13-të.
Megjithatë, Rusia ka pranuar vetëm 498 vdekje në mesin e forcave të saj, shumë më pak se numri i vlerësuar nga agjencia e inteligjencës amerikane.
Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës thonë se ky numër është rreth 12,000.