Nëse hedh në erë satelitin e Mbretërisë së Bashkuar, Rusia hyn menjëherë në luftë me NATO-n
Nëse Rusia hedh në erë një satelit britanik në hapësirë mund të shkaktojë menjëherë një luftë me NATO-n, paralajmëroi sonte shefi i Forcave Aajrore Mbretërore britanike.
Ndërsa tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë rritur pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, Komiteti i Përzgjedhur i Mbrojtjes së dhomës së Komunëve paralajmëroi se si hapësira mund të bëhej teatri i ardhshëm i luftës.
Rusia shkaktoi ‘tërbime’ ndërkombëtare nëntorin e kaluar kur lëshoi një raketë për të shkatërruar një nga satelitët e saj.
Sulmimi i sistemeve të Mbretërisë së Bashkuar që rrotullohen rreth globit mund të çojë në aktivizimit e Nenit V të NATO-s për mbrojtjen kolektive të kushtetutës së saj - që një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të 30-tëve.