McDonald's mbyll 850 restorantet në Rusi, thellohet izolimi i Moskës
McDonald's ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha operacionet në Rusi. Rrjeti i ushqimeve fast-food është shumë i pëlqyer në Rusi, ku ka rreth 850 dyqane dhe 62,000 punonjës.
Mbyllja e përkohshme e restoranteve të McDonald's në Rusi, e bën atë kompaninë më të fundit perëndimore që ndalon shërbimet në vend.
McDonald's, së bashku me markat e tjera të mëdha, përfshirë Coca-Cola dhe PepsiCo, ishin nën presion për të ndaluar shërbimet në Rusi.
Edhe KFC dhe Pizza Hut tha gjatë ditës së sotme se po ndalonte investimet në vend, megjithëse nuk konfirmoi nëse do të mbyllte edhe pikat e saj.
Firma gjigante e naftës, Shell, tha edhe se do të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia dhe do të ndërpresë lidhjet me vendin. Adidas, Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger janë ndër markat më të fundit të modës që kanë njoftuar pezullimin e aktiviteteve në Rusi.