Aktori ukrainas, 33 vjeçar, humb jetën 1 javë pasi iu bashkua luftës kundër Rusisë
E Mërkurë 9 Mars 2022, 12:19
TiranaPost
Një aktor 33-vjeçar ukrainas është vrarë nga bombardimet e bëra nga forcat ruse në qytetin Irpin, i cili ndodhet pranë kryeqytetit ukrainas Kievit.
Ai iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij.
View this post on Instagram
Në foton e fundit që ka shpërndarë në Instagramin e tij, Pasha Lee është i veshur me uniformën ushtarake.
Një postim në Facebook nga Sergiy Tomilenko, president i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, konfirmoi vdekjen e Lee.
“Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Ukrainës shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe të dashurit e Pasha.
Ngushëllimet tona vijnë nga i gjithë ekipi i kanalit DOM, i cili mishëron një mision fisnik të fjalës për de-okupimin e Donetskut, rajoneve të Luhanskut dhe Krimesë."