Pas një shekulli, New York Times heq të gjithë korrespondentët nga Rusia
E Mërkurë 9 Mars 2022, 09:37
TiranaPost
New York Times (NYT) ka tërhequr sot të gjithë korrespondentët e saj që ndodheshin në Rusi. Kjo gazetë nuk do të ketë më asnjë gazetar në terren atje.
“Ditë shumë e trishtë për historinë e nytimes në Moskë. Po tërheqim të gjithë korrespondentët që kemi atje. Kemi pasur gazetarë vazhdimisht që prej vitit 1921, me një ose dy ndërprerje të shkurtra për shkak të vizave. As Stalini, as Lufta e Ftohtë, asgjë nuk na pengoi më parë”, shkroi Neil MacFarquhar, ish-shefi i zyrës së NYT në Moskë.
Gazeta njoftoi tërheqjen e saj zyrtare nga Rusia në një deklaratë, duke cituar legjislacionin e ri rus që synon të ndjekë penalisht gazetarët që “keqinformojnë” për pushtimin e Moskës në Ukrainë.