Lajme nga Bota

Rusia shpjegon pse asnjë përfaqësues i saj nuk u paraqit në seancën gjyqësore në Hagë

Rusia shpjegon pse asnjë përfaqësues i saj nuk u paraqit në
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka shpjeguar pse zyrtarët e saj nuk morën pjesë në seancën gjyqësore në Hagë javën e kaluar.

Ajo e quan seancën e mbajtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së absurde.

“Më 7-8 mars, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së në Hagë mbajti një seancë dëgjimore mbi kërkesën për masa të përkohshme të paraqitura nga Ukraina në një padi të pabazuar kundër Rusisë. Në dritën e absurditetit të dukshëm të padisë, ne vendosëm të mos merrnim pjesë në të.” shkruhet në postimin e bërë në Twitter nga Zakharova.