Austria pezullon vendimin për vaksinat e detyrueshme anti-Covid
Austria do të pezullojë mandatin, sipas së cilit të gjithë të rriturit duhet të vaksinoheshin kundër COVID-19.
Qeveria austriake ishte e para në Bashkimin Europian që vjeshtën e kaluar vendosi ligjin që njerëzit të vaksinoheshin me detyrim, për shkak të rritjes së rasteve. U vendos edhe bllokim kombëtar për të ngadalësuar përhapjen e infeksioneve.
Ministri i shëndetësisë, Johannes Rauch, tha se mandati i vaksinës ishte "jo proporcional" me situatën. Mandati i vaksinës përfshinte një gjobë midis 5 shkurtit dhe 15 marsit për njerëzit që nuk përmbushnin kërkesën.
Nga mesi i marsit, policia pritej të kryente kontrolle nëse qytetarët ishin plotësisht të vaksinuar, në rast se zbulohej se nuk ishin do të përballeshin me gjoba deri në 3600 euro. Por masa do të pezullohet tani për tani dhe do të rivlerësohet pas një rishikimi.
Gati 70% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19. Vendi ka raportuar kohët e fundit më shumë se 30,000 raste ditore, por shtrimet në spital kanë qenë më të ulëta se në valën e virusit të vjeshtës.