Lajme nga Bota

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Që prej ditës së djeshme lajmi i sulmit të spitalit të Mariupol është bërë viral në internet, ku kanë qarkulluar shumë foto dhe video që tregojnë çfarë la pas bombardimi.

Pamjet e rënda tregojnë nëna nëntë muajshe, të lënduara, që edhe pse në kushte jo normale për shkak të luftës, me siguri prisnin momentin e gëzueshëm kur të merrnin në krahë fëmijët e tyre.

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Njëra prej tyre u transportua me barelë pasi ishte plagosur ndërsa të tjera vraponin për t’u larguar sa më shpejt të mundeshin e të shpëtonin nga spitali ku mbetën vetëm rrënoja.

Kjo është një nga aktet më të dhimbshme që ka prekur të gjithë rrjetin: media ndërkombëtare, politikanë e figura të shquara të botës së artit kanë dënuar sulmin.

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Aktorja e prezantuesja italiane Alesia Marcuzi është një ndër të cilët ka shprehur tronditjen rreth kësaj ngjarjeje.

“Po si mund të bombardohet një spital pediatrik??? Gra shtatzëna dhe fëmijë të lënduar. Pse? Dëgjoj ende disa që thonë…. Epo…. Ndoshta e kërkuan…. Putin ka arsyet e tij.

Boll. Putin është budalla. Këto janë krime lufte. Pikë.” thotë ajo.

Edhe sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin shprehu shqetësimin ‘e thellë’ për dhe tha se bombardimi i qendrave mjekësore për gratë dhe fëmijët është i papranueshëm.

Mediat amerikane Washington Post, New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, The Times, spanjollja El Pais dhe ajo kineze China Daily, janë vetëm disa nga mediat e njohura ndërkombëtare që në qendër sot kanë pasur lajmin e sulmit dhe foto kryesore gruan shtatzënë që po transportohej me barelë.

Të paktën 17 persona u plagosën në sulm dhe 3 persona, midis të cilëve një fëmijë humbën jetën.

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Rrjeti po zien pas bombardimeve ruse në spitalin e Mariupolit

Kjo ndoshta ishte ngjarja më e dhimbshme që i preku të gjithë nga lufta që sot ka hyrë në ditën e 15-të.