Lajme nga Bota

Mbaron takimi midis ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Çfarë u diskutua në 90 minuta

Mbaron takimi midis ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe
Takimi midis ministrave të Jashtëm rus dhe ukrainas, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba, në Turqi ka përfunduar. Nga konferencat për shtyp të dy ministrave u kuptua që nuk ka ndonjë progress domethënës rreth situatës midis 2 vendeve.

Në një konferencë shtypi pas përfundimit të takimit Kuleba tha se nuk kishte përparime rreth armëpushimit dhe se Lavrov nuk u angazhua për korridor humanitar në Mariupol, ku tha se situata ishte më e vështira.

Ai tha se zhvillimi i takimit nuk ishte i lehtë, por se është gati të takohet sërish duke përdorur të njëjtin format për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të ndalur vuajtjet e civilëve ukrainas dhe për të çliruar territoret tona nga forcat pushtuese ruse" tha ai.

Ndërkohë Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, thotë se ndryshe nga Kuleba nuk e shikon takimin si pa përparim e të kotë. Ai u shpreh se Rusia është e gatshme për negociata. Lavrov akuzoi "nacionalistët" ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore dhe tha se korridoret humanitare në Ukrainë po diskutohen.

“Sot ju konfirmova që nuk ka zgjidhje tjetër për këtë rrugë. Folëm për korridoret humanitare dhe që ne do të bëjmë rolin tonë, por ata po përdorin civilët si mburoja njerëzore. Ne kemi dhënë deklarata për mediat që Rusia po bën pjesën e saj dhe po punohet për të gjetur mënyrën më efektive për të evakuuar civilët. I kujtuam palës tjetër që gjatë raundit të fundit të bisedimeve u diskutuan disa pika që pala ukrainase tha që do të diskutoheshin ne Kiev, ne presim përgjigje nga ata pasi duam që bisedimet të vazhdojnë.”

Pyetjes nëse armëpushimi i përhershëm do të ishte i mundur, Lavrov iu përgjigj duke thënë se "operacioni special ushtarak" do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të riplanifikohet.

Lavrov tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë mbrojtëse Ukrainës, Perëndimi po sillet në mënyrë të rrezikshme. "Ne nuk e sulmuam Ukrainën," tha ai, duke pretenduar se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbrohej.

“Ne nuk shënjestrojmë dhe nuk kemi sulmuar Uktrainën. Ukraina ishte një rrezik për Rusinë. Presidenti Putin ka folur në lidhje me këtë, që ka pasur plane kundër 2 republikave Luhansk e Donetesk.

Ka fakte flagrante për atë që Pentagoni po bënte duke përdorur fonde amerikane duke blerë laboratorë për të eksperimentuar me patogjenë për të krijuar armë biologjike.

Fakti që Pentagoni i ka mohuar këto zëra si i quajnë ata kjo nuk është për tu habitur. BE ka folur me një zë se s’ka të dhëna për aktivitet biologjik kjo nuk është për tu habitur. Ajo që përfaqësuesi i OKB-së tha që s’ka fakte për këtë dhe kjo nuk është për t’u habitur se Amerika po e bën këtë në sekret si po e bën në vende të tjera të ish Bashkimit Sovjetik.

Jemi shumë të alarmuar nga informacionet se Pentagoni ka krijuar laborator për armë biologjike në Ukrainë si pjesë e programit të saj për laborator në gjithë botën në shkelje të konventës për ndalimin e armëve toksike kemi kërkuar zyrtarisht ta shpjegojnë këtë, po presim për përgjigje nëse i kanë përdorur këto armë më parë. Këto nuk janë eksperimente paqësore.” tha ai.