Aktualitet

Rama 2 vjet pas bllokimit të parë prej Covid në Shqipëri: Ashtu si ia dolëm me pandeminë do t’i përballojmë dhe pasojat e luftës në Ukrainë

Rama 2 vjet pas bllokimit të parë prej Covid në Shqipëri:

Sot, 2 vjet pasi kryeministri Edi Rama shpalli bllokimin e parë pas zbulimit të rasteve me Covid në Shqipëri, ai tregon me një video se si sistemi ynë shëndetësor mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet. Ai shprehet i bindur se me të njëjtin vullnet do të përballohet edhe kriza energjitike dhe pasojat e tjera të luftës në Ukrainë.

“MIRËMËNGJES

dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t'i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”