Lajme nga Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: I duhet dhënë fund gjakderdhjes. Çmimin po e paguajnë civilët

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: I duhet dhënë fund
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka dënuar bombardimin e spitalit të maternitetit në Mariupol, duke e quajtur "të tmerrshëm".

"Sulmet e sotme në Mariupol, në Ukrainë, ku ndodhen materniteti dhe kopshtet e fëmijëve janë të tmerrshme.

Civilët po paguajnë çmimin e një lufte e cila nuk ka të bëjë fare me ta.

Kjo dhunë e pakuptimtë duhet ndaluar.

Jepini fund gjakderdhjes menjëherë." shkruan Guterrez në Twitter.

Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e spitalit, ndërkohë që supozohej të ishte në fuqi armëpushimi për evakuimin e civilëve. Nga sulmet u plagosën të paktën 17 persona, disa fëmijë dhe persona të tjerë mbetën nën rrënoja.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: I duhet dhënë fund