Video/ Penelope Cruz shpërthen në lot në fjalimin e saj që e lidh me gratë në Ukrainë
E Enjte 10 Mars 2022, 08:52
TiranaPost

Penelope Cruz, e përlotur dhe me zërin që i dridhej, ia ka dedikuar çmimin në Santa Barbara Festival të gjithë atyre që po vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë.
“Personazhi im Jane, kishte frikë. Ajo kishte frikë se mos humbte fëmijën, mos humbte ata që donte më shumë. Dhe sa gra në botë, në këtë momente që flasim po përjetojnë tragjedi e po jetojnë në horror të tilla. Kështu që zemra dhe mendimet e mia janë me të gjitha ato gra në Ukrainë. Me të gjithë ata fëmijë apo burra që po vuajnë në këtë situatë të tmerrshme. Faleminderit shumë!”, tha Penelope.