‘Më falni që nuk ju mbrojta dot’. Një burrë tregon si e kuptoi nga Twitter-i që i kishin vrarë gjithë familjen

Tatiana 43 vjeçe, Mykyta 18 dhe vajza Alisa 9 vjeçe, së bashkë me një vullnetar të kishës që po i ndihmonte për t`u larguar nga Kievi, u vranë nga forcat ruse, në rrugë. Burri i shtëpisë kishte udhëtuar për tek nëna e tij e sëmurë pak para luftës dhe tregon sesi e pa në Tëitter familjen e tij të shtrirë përtokë.
“I thashë asaj: Më fal që s`mund t`ju mbroj. U përpoqa të kujdesesha për nënën time dhe s`mund t`ju mbroj dot juve.
Ajo ma ktheu: Mos ki merak se do dalim që këtu. Tani gjithë bota duhet ta dijë ç`ka ndodhur. Djali im ishte në një stres të paparë. Ai i gdhiu netët duke ruajtur teksa flinin nëna e tij dhe motra”, tregon për Neë York Times.
Ai tregon sesi ishte gjatë gjithë kohës duke monitoruar nga telefoni lokacionin e tyre, dhe në një moment e kuptoi se diçka nuk shkonte.
Ishte Tëitter-i që ia dha lajmin e keq. Dëgjoi për një familje që ishte vrarë teksa arratisej dhe pastaj pa fotot virale dhe njohu valixhet. Ishin ata: gruaja dhe dy fëmijët.
Për t'u kthyer në Kiev, ai fluturoi në Rusi dhe kaloi një kufi tokësor në Poloni, ku rojet ruse e lanë të kalonte pasi e kërcënuan se do ta arrestonin.
“E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bësh çfarë të duash me mua. Nuk kam asgjë për të humbur”, u tha ai.
Familja e tyre ishte shpërngulur në Kiev në vitin 2014 pasi u zhvendos nga kryengritja e Rusisë në qytetin lindor të Donetsk.