Lajme nga Bota

Johnson dënon bombardimin e maternitetit në Ukrainë: Putin duhet të japë llogari

Johnson dënon bombardimin e maternitetit në Ukrainë: Putin duhet
Kryeministri britanik Boris Johnson dënoi të mërkurën bombardimin e një materniteti në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, nga forcat ruse.

Në një postim në Twitter, ai tha se ‘’Britania është duke kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore dhe ne do të bëjmë që Putini të mbajë përgjegjësi për krimet e tij të tmerrshme", duke shtuar hashtag "#PutinMustFail".

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar një video të një materniteti dhe spitali fëmijësh të shkatërruar dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba mbi të nga ajri.