Lajme nga Bota

Rutte: E vërtetë e hidhur, por BE e ka të pamundur të ndërpresë plotësisht importet e gazit dhe naftës ruse

Rutte: E vërtetë e hidhur, por BE e ka të pamundur të

Kryeministri holandez Mark Rutte ka deklaruar së fundmi se BE e ka të pamundur të ndërpresë plotësisht furnzimin me naftën dhe gazin rus.

"Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë që kemi nga nafta dhe gazi rus. Unë nuk do të lutem për të ndërprerë furnizimin tonë me naftë dhe gaz sot nga Rusia," tha Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez në Paris.

Blloku ka nevojë për furnizimin rus, tha Rutte, duke e quajtur atë "e vërteta e hidhur".

Të martën, BE-ja njoftoi planet e saj për të ulur importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të eliminuar nevojën e saj të përgjithshme për naftë dhe gaz shumë më përpara vitit 2030.

Rutte shtoi se sanksionet e bllokut kundër Rusisë janë "të drejtuara" nga udhëheqja ruse, jo nga njerëzit.

Tiranapost.al