Lajme nga Bota

Bombardimet ruse shkatërrojnë maternitetin në Mariupol, Zelensky: Fëmijë nën rrënoja

Bombardimet ruse shkatërrojnë maternitetin në Mariupol, Zelensky:

Këshilli bashkiak i qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, ka postuar video të një spitali fëmijësh dhe materniteti të shkatërruar në qytet dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba mbi të nga ajri.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin ajror në spitalin në Mariupol.

‘’Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin e Mariupolit. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin’’, tha Zelensky.

Nënkryetari i zyrës së Zelensky, Kyrylo Tymoshenko, tha se autoritetet po përpiqen të përcaktojnë numrin e njerëzve që mund të jenë vrarë ose plagosur.

Tiranapost.al