Lajme nga Bota

Ministrat e Jashtëm të Rusisë e Ukrainës takohen në Turqi

Ministrat e Jashtëm të Rusisë e Ukrainës takohen në

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba po zhvillojnë një takim në Antalia të Turqisë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu mirëpreti Lavrov e më pas Kuleban në një resort të Antalias.

Ministrat e Jashtëm të Rusisë e Ukrainës takohen në

Bisedimet u ndërmjetësuan nga Turqia, e cila ka marrëdhënie miqësore me të dy vendet, por ka dënuar pushtimin rus dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Ky është takimi diplomatik i nivelit më të lartë i këtij konflikti deri më tani i cili raportohet të zgjasë 90 minuta dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.