
Nesër, 11 mars, në Moskë do të takohen presidenti i Rusisë dhe ai i Bjellorusisë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Po është e vërtetë që presidenti i Bjellorusisë do të bëjë një vizitë nesër në Moskë. Ai do të takojë Presidentin Putin”, tha Peskov.
Bjellorusia deri tani ka mbajtur anën e Rusisë dhe Lukashenko konsiderohet si një nga aleatët kryesorë të Putin. Përpara pushtimit të Ukrainës, forcat ruse u grumbulluan në Bjellorusi. Nuk dihet nëse ky takim do të ketë lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.